Për të përdorur dhe përfituar plotësisht nga ç’ka ofron portali i TranslatorsCafé.com së pari duhet të regjistroheni si përdorues i tij. Regjistrimi është krejtësisht falas. Me t’u regjistruar mund të përdorni falas shërbimet kryesore të TranslatorsCafé.com. Anëtarët master mund të përdorin të gjitha shërbimet e ofruara në portal.
Nëse jeni ekspert gjuhe, mund të krijoni dhe ruani faqen tuaj prezantuese ose përmbledhëse së bashku me letrën shoqëruese, mund të ndiqni kërkimet individuale për njoftime për punë dhe të shihni të gjithë informacionin e disponueshëm në bazën tonë të të dhënave rreth agjensive të përkthimit.
Nëse përfaqësoni një agjensi përkthimi, mund të shtoni agjensinë tuaj në bazën e të dhënave të TranslatorsCafé.com ose të ndryshoni të dhënat e agjensisë tuaj, të postoni njoftime për punë për ekspertët e gjuhës.
Nëse nuk jeni as përkthyes apo përfaqësues i një agjensie përkthimi dhe dëshironi vetëm të postoni njoftime për punë ose të vlerësoni një agjensi përkthimi apo ekspert gjuhe, atëherë mund të regjistroheni si Postues njoftimesh për punë ose Klient .
Nëse regjistroheni në TranslatorsCafe.com, do të përfitoni shumë nga sa më poshtë ofron portali ynë:
informacionin shtesë, si për shembull adresat e postës-e të postuara nëpër njoftimet për punë, vlerësime të agjensive të përkthimit dhe ekspertëve të gjuhës, informacion ky i cili mund të shihet vetëm nga përdoruesit e regjistruar.
Profilin tuaj të përshtatur me qëllim theksimin e cilësive tuaja unike si punëmarrës.
Faqen tuaj ueb për t’u mbajtur mend lehtë me adresë të tipit http://EmriJuajiPërdoruesit.TranslatorsCafe.com.
Mundësinë për t’u reklamuar tek klientët e ardhshëm.
Përfshirja në listën e kërkimit të ekspertëve të gjuhës.
Mundësinë për të aplikuar për punë të postuara në Këndin e Njoftimeve për Punëve.
Mundësinë e postimit të njoftimeve për punë në Këndin e Njoftimeve për Punë dhe pjesëmarrjen në diskutime të ndryshme dhe të postoni pjuajje në këndin TermaTC.
Në rast se do të jeni kandidati i suksesshëm të cilit do t’ jepet një projekt, ju nuk do të paguani asnjë komision tek TranslatorsCafe.com – klientët do t’ju paguajnë drejtpërsëdrejti.
Sugjerimet për të përmirësuar profilin tuaj.
Shërbimin e klientëve nëpërmjet postës-e.
Njoftimet automatike rreth
njoftimeve për punë të postuara në Këndin e Punëve të TC.
mesazhet e postuara në forumet e TC.
pyetjet e postuara në këndin TermaTC.
Ju do të bëheni gjithashtu pjesë e një prej bazave më të mëdha të të dhënave të ekspertëve të gjuhës dhe talenteve të dublimit në internet.
Butonat PayPal, Moneybookers—Skrill dhe Western Union për t’u paguar drejtpërsëdrejti nga profili juaj.
Mundësinë të vlerësoni agjensitë dhe punëdhënësit me të cilët do të bashkëpunoni ose të vlerësoheni prej tyre.
Vini re se shumë faqe të portalit nuk do funksionojnë saktësisht nëse shfletuesi juaj i internetit nuk pranon kuki.
Ju lutemi lexoni deklaratën e mëposhtme dhe nëse jeni dakort me përmbajtjen e saj klikoni butonin Pranoj të ndodhur në fund të faqes.
TranslatorsCafé.com ofron si pjesë të shërbimeve të saj edhe mundësinë të postoni faqen tuaj prezantuese ose përmbledhëse, letrën shoqëruese dhe të dhëna të tjera personale si për shembull rezultatet e kërkimeve tuaja dhe vlerësimeve të agjensive për të cilat keni punuar ose informacion rreth punëve për të cilat keni postuar njoftime në këndin përkatës. Ky informacion do të ruhet me siguri të plotë në serverin tonë të ndodhur në Mississauga, Ontario, Kanada. Ne nuk shesim dhe as shpërndajmë këto të dhëna tek asnjë palë e tretë. Për më shumë, në rast se dëshironi të përdorni TranslatorsCafé.com vetëm për të dërguar letrën tuaj përmbledhëse ose shoqëruese tek klientët e ardhshëm, mund të caktoni të dhënat tuaja si private nëpërmjet kutisë së zgjedhjes Private. Në këtë rast vetëm ju dhe personeli i TranslatorsCafé.com do të mund të shohin të dhënat tuaja. Nëse zgjidhni ta bëni profilin tuaj publik duke pastruar kutinë e zgjedhjes Private, atëherë çdo palë e tretë mund ta shohë atë gjatë vizitës në portal. Sidoqoftë, adresa juaj e postës-e nuk do të reklamohet në internet sepse mesazhet nga profili juaj dërgohen nëpërmjet një formulari të posaçëm elektronik. Në rast se dëshironi që letra juaj përmbledhëse dhe ajo shoqëruese të fshihen nga baza jonë e të dhënave, ju lutemi zgjidhni funksionin Fshi profilin tim nga baza e të dhënave të ndodhur në seksionin TranslatorsCafé.com ime.
Vini re se në çdo rast kur dërgoni letrën tuaj përmbledhëse dhe atë shoqëruese tek një palë e tretë ato do të jenë objekt i politikave të privatësisë përkatëse. Në këtë rast letra juaj përmbledhëse dhe ajo shoqëruese nuk do të jenë në përdorim nga portali TranslatorsCafé.com dhe si të tilla kontrolli i tyre nuk do të përbëjë përgjegjësi të TranslatorsCafé.com. TranslatorsCafé.com përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të ruajtur të dhënat tuaja personale dhe nuk mban përgjegjësi për keqpërdorimin e tyre në rastet kur këto të dhëna janë jashtë kontrollit të saj. TranslatorsCafe.com vizitohet rregullisht nga makina kërkimi të cilat ruajnë përmbajtjen e profileve në serverat e tyre, përfshirë edhe emrin tuaj, fotografi apo imazhe, si dhe çdo tekst të dukshëm apo të dhëna kontaktimi që keni në profilin tuaj. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ekstraktimin e këtyre të dhënave nga makinat e kërkimit. Vini re se ne nuk do të shesim apo japim kurrë të dhënat tuaja personale tek asnjë palë e tretë.
Gjithashtu në rast se jeni vlerësuar nga një agjensi përkthimi, keni postuar njoftime për punë në këndin përkatës apo mesazhe nëpër forume, nuk mund të fshini emrin tuaj nga baza e të dhënave sepse vlerësimet, diskutimet në forume, pyetjet dhe përgjigjet në këndin TermaTC dhe njoftimet për punë nuk mund të jenë anonime. Në këtë rast, emri dhe adresa juaj do të vazhdojnë të ruhen në bazën tonë të të dhënave edhe pasi të klikoni butonin Fshi profilin tim nga baza e të dhënave , me ndryshimin e vetëm që ato nuk do të shfaqen në rezultatet e kërkimeve për ekspertë gjuhe.
Nëse jeni dakord me Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit të faqes tonë ueb, ju lutemi klikoni butonin e mëposhtëm Pranoj. Me të përfunduar regjistrimin dhe shtypur butonin Pranoj , ju bini dakord me të gjitha kushtet e Marrëveshjes së përdorimit të ndodhura në faqen e Kushteve të Përdorimit dhe me kushtet e përmendura më sipër.